Gjykata e Prizrenit, ka shpallur aktgjykim dënuar ndaj M. R., për veprën penale të vjedhjes së rëndë.Personit M. R., i është dhënë dënimi me gjobë prej 500 euro dhe dënim me burgim prej një viti.Gjykatësi Fatmir Krasniqi, ka shpallur fajtor personin M. R., për shkak se i njëjti më 4 nëntor të vitit 2018, pas mesnatës bashkë me persona të tjerë, thyejnë lokalin, ku tashmë i dënuari M. R., hap derën e hyrjes dhe prej aty marrin para nga arka dhe gjësende të tjera në vlerë prej 238 euro.
Dënim me burg e gjobë ndaj një personi nga Prizreni për vjedhje të rëndë

Sipas njoftimit të gjykatës së Prizrenit, më pas të dyshuarit janë larguar me veturë, e cila veturë më pas është hasur tek i njëjti person për një rast tjetër të vjedhjes në Gjakovë.
Me këto veprime, M. R., të dëmtuarit i shkakton dëme materiale.Pas shpalljes së këtij aktgjykimi, gjykatësi i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.Për të akuzuarin M. R. Gjykata kishte lëshuar urdhër arrest, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtim gjyqësor i akuzuari M. R. e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.Kundër këtij Aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtën e ankesën në Gjykatën e Apelit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

