Si pasojë e erërave të forta, janë dëmtuar shtylla elektrike edhe në lagjen “ Ajazaj” të fshatit, Zhur. Shtyllat e rrëzuara nga erërat e fuqishme kanë bllokur disa rrugë, ndërsa edhe telat që kanë rënë poshtë po paraqesin rrezik për banorët e kësaj lagjeje, ka bërë të ditur në llogarinë e tij në facebook, anëtari i Kuvendit të Prizrenit, Petrit Hoxhaj.
Sipas tij, banorët kërkojnë që KEDS të intervenoj në sanimin e menjëhershëm të shtyllave elektrike që po rrezikojnë jetën e banorëve.