Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, AKK: Qeveria t’u mundësojë komunave një fond emergjent

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka vizituar sot komunën e Skenderajt pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Sipas njoftimit të AKK-së, thuhet se kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Bordi i AKK-së ka kërkuar që Qeveria duhet t’u mundësojë Komunave një Fond Emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi gjatë vitit Komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore.

Njoftimi i plotë:

Delegacioni i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje z.Agim Aliu – Kryetar, z.Imri Ahmeti – Nënkryetar, z.Bali Muharremaj – Anëtar dhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv kanë vizituar sot Komunën e Skenderajit ku janë pritur nga Kryetari z.Faruk Nura.

Kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Poashtu delegacioni i Bordit të AKK-së me këtë rast shprehu solidarizim me gjitha zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajit, Istogut, Mitrovicës, Klinës, Podujevës dhe zonat tjera të cilat u prekën nga të reshurat e shiut.

Bordi i AKK-së ka kërkuar që Qeveria duhet t’u mundësojë Komunave një Fond Emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi gjatë vitit Komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore.

Prandaj Bordi kërkon që Fondin Emergjent ta menaxhojnë Komunat për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre.

Në këtë takim janë diskutuar edhe mundësitë tjera të bashkëpunimit mes Komunave edhe në rastet e fatkeqësive natyrore. /Telegrafi/

Next Post

Të Fundit

isim değiştirme

- mersin escort