- Reklama -

Deliu-Kodra: Fati i Kosovës ka mbetur nën mëshirën e kandidates për kryeparlamentare

Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së ka deklaruar se LVV nuk ka vullnet për të ndryshuar kandidaten për kryeparlamentare, prandaj edhe epilogu pritet të jetë i njëjtë.

Sipas saj, në LVV nuk po marrin hapa për të kaluar ngërçin politik.

- Reklama -

“Kosova po e kalon muajin e tretë të bllokimit dhe krizës institucionale. Përgjegjësinë duhet ta marrin ata që nuk po marrin asnjë hap për ta kaluar ngërçin politik. PDK është treguar e hapur që të ulet e të bisedojë për të parë se si të kalohet gjendja. Fati i Kosovës ka mbetur nën mëshirën e kandidates që nuk e di a do të jetë ende kandidate, por që do të duhej të largohej nga kandidatura” – ka deklaruar ajo.

Deliu-Kodra ka thënë se nuk do që të komentoj deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, derisa tha se është përgjegjësia e LVV-së për të hapur rrugë për zhvillimin e vendit, pasi ka dalë e para në zgjedhje.

“Para se të flas për PDK-në ai duhet të merret me krizën që e ka përfshirë për Kosovën. Në vend të këtyre ai merr hapësirën e RTK-së për të folur për partitë politike se si PDK që është renditur e dyta” – ka shtuar Deliu-Kodra.

Më pas, deputetja e PDK-së ka thënë se Kurti nuk i ka votat për të zgjedhur Qeverinë e re.

“Po t’i kishte votat do e shihnit me zonjën Haxhiu, nuk mund t’i ketë votat për qeveri e të mos i ketë për Kuvend” – ka shtuar ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort