LAJME

Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë sot në Presidencë, takohen me Osmanin

Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë sot në Presidencë, takohen me Osmanin
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2022, 07:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do ta pres sot në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.

ZPRK-ja përmes një komunikate për media tha se ky takim do të mbahet në orën 15:00.

Zyrtarët amerikanë që do të jenë pjesë e delegacionit të Shtëpisë së Bardhë e që do të priten nga Presidentja Osmani janë:

Elizabeth Sherwood-Randall- asistente e Presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare

Curtis Reid- Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Hillary Hurd– Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare

Holly Holzer- Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE)

Ky delegacion do të jetë i shoqëruar edhe nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier si dhe Këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Amy Carnie./FrontOnline

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika