Zyrtarja për media në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, Margarita Rashiti, ka folur për dekorimet e qyteteve në kohë të festave të fundvitit.
Ajo, tha se secila dritë, në kohë krize, është pengesë e madhe, por se nuk munden me ndal gëzimin dhe festën.
Rashiti kërkoi që të kursehet sa më shumë energjia elektrike, nga të gjithë. Madje, ajo shtoi se janë edhe në përpilim të kërkesës që të ndalet edhe ndriçimi publik, ku nuk është i nevojshëm.





