LAJME

Dehari fton për konsulta përfaqësuesit e partive para nisjes së seancës

Dehari fton për konsulta përfaqësuesit e partive para nisjes së seancës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2025, 11:02

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ për në orën 11:30, për t’u dakorduar paraprakisht se si të shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit, kanë thënë nga Lëvizja Vetëvendosje për KOHËN.

Dehari kishte vepruar ngjashëm edhe të enjten. Ai ftoi përfaqësuesit e partive në takim pasi nisi seanca.

Edhe pse morën pjesë, opozita ka thënë se kryesuesi nuk e ka mandatin të mbledhë partitë.

Nuk dihen nëse partitë opozitare do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.

Sot për herë të tretë do të synohet konstituimi i Kuvendit pas dështimeve të martën dhe të enjten.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika