LAJME

Dega e PDK-së në Prizren, telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të dr. Nexhip Berisha

Dega e PDK-së në Prizren, telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të dr. Nexhip Berisha
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2020, 20:57

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, me keqardhje e pranoi lajmin e vdekjes të veprimtarit të çëshjtes kombëtare dr.Nexhip Berisha.

Ndarja nga jeta e njërit prej mjekëve më të përkushtuar, mbi të gjitha një model i humanistit, është humbje jo vetëm për familjen, komunitetin e mjekëve, miqtë, por edhe më gjërë.

Nexhip Berisha ishte njëri prej themeluesve të PDK-së dega në Prizren, i cili me angazhimin dhe përkushtimin e tij të palodhshëm, la shembullin e tij më të mirë, se si të veprojnë dhe si të punojnë gjeneratat e reja, në të mirë të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, PDK dega në Prizren dhe kryetari i saj z.Shaqir Totaj, ngushëllon sinqerisht familjarët, kolegët, miqtë dhe të afërmit e dr.Nexhip Berishës, thuhet në një telegram ngushëllimi nga dega e PDK-së me rastin e ndarjes nga jeta të dr. Nexhip Berisha, i cili ndërroi jetë sonte në moshën 54 vjeçare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika