Home LAJME Damka, kërkon nga Kurti një ministri dhe shqyrtim të vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Damka, kërkon nga Kurti një ministri dhe shqyrtim të vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem

0
Damka, kërkon nga Kurti një ministri dhe shqyrtim të vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Ka përfunduar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe U.D e presidentes Vjosa Osmani me Fikrim Damka deputet i dalë nga zgjedhjet e kaluara nga partia ‘Kosova Demokratik Turk Partisi’.Damka, ka thënë se e kanë pas takimin lidhur me krijimin e institucioneve.“Ne do të qëndrojmë në sallë për krijimin e institucioneve. Do t’i vazhdojmë bisedimet. Për presidenten do të jemi në sallë ndërsa për qeverinë Kurti nuk kemi vendos a do të votojmë apo jo”, tha ai para mediave pas përfundimit të takimit.
Sipas tij, qeveria e Kosovës në të ardhmen do ta ketë këtë sfidë ambasadën në Jerusalem, për çka Damka tha se ai dhe partia e tij nuk janë dakord që Kosova ka hapur ambasadën në këtë qytet.Ai ka zbuluar se në takim nga Kurti e Osmani, kanë kërkuar që në ekzekutivin e ri të ketë nën udhëheqje një dikaster ministror, porse nuk tregoi nëse për këtë kërkesë të kenë marrë mbështetjen e nikoqirëve të takimit.“Deri të premten do të kemi diskutime”, tha ai./kallxo.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here