Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka folur rreth mënyrës së verifikimit të aplikuesve jashtë Kosovës për procesin e 14 shkurtit.
Sipas Dakës, ky vendim, është në funksion të integritetit të të gjitha operacioneve zgjedhore.
”Është në funksion të integritetit të të gjitha operacioneve zgjedhore. Na nevojiten mekanizma që vërtetojnë se votuesit janë me të vërtetë ata që edhe kanë aplikuar për votim jashtë Kosovës”.





