Eurodeputetja Viola von Cramon ka reaguar ndaj sulmeve të burrit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ndaj gazetarëve në Kosovë.
Ajo thotë se është duke e ndjekur nga afër “fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve”.
“Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë. Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, është shprehur ajo.






