LAJME

COVID-19, në muajin shkurt humbën jetën 97 persona

COVID-19, në muajin shkurt humbën jetën 97 persona
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2021, 09:09

Në muajin shkurt janë regjistruar 97 të vdekur dhe 8559 raste pozitive me COVID-19.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, gjatë 28 ditëve të kaluar janë testuar gjithsej 70,120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Në muajin e dytë të vitit, IKShPK njoftoi edhe për 7206 të shëruar në total.

Aktualisht, në Kosovë janë 7539 raste aktive me COVID, ndërsa në ditët e fundit është vërejtur një rritje e rasteve ditore me virusin SARS-COV-2.

Ndërsa, Kosova ende është duke pritur dozat e para të vaksinave anti-COVID, edhe pse ishte premtuar se ato do të mbërrijnë muajin shkurt, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika