Me ndotje akustike kuptojmë ekspozimin ndaj çdo lloj tingulli të padëshirueshëm. Për fat të keq, ne çdo ditë ballafaqohemi me një rrymë të vazhdueshme kamionësh, motoçikletash dhe makinash që zhurmojnë në rrugët e qyteteve tona.
Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia Europiane, rreth 113 milionë persona vuajnë nga ndotja akustike që vjen si pasoj e trafikut rrugor. Në pjesën më të madhe të vendeve europiane, më shumë se gjysma e popullsisë urbane është e ekspozuar me nivele të zhurmave rrugore të larta ose të barabarta me 55 decibel. (https://bit.ly/3X9mWi2 )
Në Kosovë mbi ndotjen akustike vepron ligji Nr. 02/L-102, i cili referuar standardeve të BE-së përcakton se norma e lejuar e zhurmës gjatë ditës është 55 decibel dhe gjatë natës 35 decibel. (https://bit.ly/3Aqmxhu )






