LAJME

Çitaku viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Ata po mbahen peng

Çitaku viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Ata po mbahen peng
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shtator 2022, 16:07

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Sipas saj, ish-krerët e UÇK-së nuk janë burgosur, ata po mbahen peng, njofton Klan Kosova.

“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha se sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng”.

“Megjithatë, edhe pas kësaj vizite tek Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë”.

“Bashkë me Arlindë, Bekimin dhe Abelardin”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika