LAJME

Çitaku për vendimin e Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve: E turpshme dhe e papranueshme

Çitaku për vendimin e Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve: E turpshme dhe e papranueshme
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2026, 12:21

Ushtruesja e detyrë së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin e saj për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se një vendim i tillë është i turpshëm dhe i papranueshëm.

“E turpshme! E papranueshme! Nuk ka asgjë më shqetësuese për drejtësinë sesa kur vendimet e saj pushojnë së befasuari, sepse besimi në paanshmërinë e saj është cenuar thellë.” – ka shkruar Çitaku.

Ajo theksoi se kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate.

“Drejtësia nuk mund të ketë dy standarde: një për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë. Padrejtësisë do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton: me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar. Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund! Lufta jonë për liri ishte e drejtë. UÇK ishte ushtria jonë çlirimtare. Sakrifica e një populli për çlirim është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë dhe nuk mund të njolloset – asnjëherë. Me çlirimtarët, deri në liri!” – shtoi tutje Çitaku.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika