Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas mbledhjes së parë të Kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se pika e vetme e rendit e ditës që nuk është e kundërligjshme për trajtim është caktimi i një seance së re për të votuar ose jo qeverinë e re.
Çitaku pas mbledhjes së Kryesisë: Pika e vetme e rendit të ditës mund të jetë seanca për qeveri të re

“Sot patëm mbledhjen e parë të kryesisë së re. Në emër të PDK-së qartësova se pika e vetme e rendit të ditës që mund të trajtojmë ne si kryesi është thirrja e seancës së re për të votuar ose mosvotuar qeverinë. Çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit është shkelje e Kushtetutës. Kosova është në krizë ka nevojë për institucione takimi te presidentja është nesër më mirë vonë se kurrë. Kryetari Krasniqi patjetër që do të marrë pjesë. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Është e qartë që nuk ka shumicë të re parlamentare nuk kemi kohë për taktizime. Duhet të shkojmë në zgjedhje e më pas të ballafaqohemi për sfidat që i ka qytetari i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Çitaku./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Dogana zbulon mall të padeklaruar me faturë në vlerë 1500 euro në Vërmicë

Kurti: Kosova e përkushtuar për zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes

Ministri belg konfirmon se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe në BE

