Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar bojkotin që Lëvizja Vetëvendosje po e bënë duke mos marrë pjesë në debatet televizive për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Çitaku ka thënë se LVV mund tu ikë debateve dhe ballafaqimeve në studio por nuk mund t’i ikë 9 shkurtit.
“LVV mundet me vendosë me i ikë debatit në studio televizive. Por, VV nuk mundet me i ikë 9 shkurtit”, ka thënë Çitaku.
Partitë opozitare kanë ftuar në debat oponentë të Vetëvendosjes, por sipas tyre LVV ka refuzuar.
Vetëvendosje, beson se në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të dalë bindshëm, fituese.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se nuk sheh mundësi për koalicione paszgjedhore.
Sipas Kurtit, me këto dy subjekte politike kanë bashkëqeverisur katër vjet mandat dhe kanë përvoja të mira me njëra-tjetrën.
Për AAK-në, LDK-në dhe PDK–në, Kurti tha se nuk kanë parë që janë reformuar këto katër vjet dhe se muajt e fundit e kanë sulmuar qeverisjen e tij.