Policia e Kosovës ka njoftuar se disa zyrtarë policorë nga Njësiti për Dronë dhe Antidronë kanë përfunduar me sukses trajnimin për ngritje të kapaciteteve.
Në njoftimin e PK-së, thuhet se trajnimi është zhvilluar gjatë periudhës mars – prill, në kohëzgjatje prej dy javësh dhe është organizuar në dy faza, ku faza e parë, e mbajtur nga 23 deri më 27 mars, ka shërbyer si fazë përgatitore, duke u fokusuar në aspektin akademik dhe zhvillimin e kurrikulës për instruktorët e rinj.
Ndërkaq, faza e dytë, e realizuar nga 13 deri më 24 prill, ka përfshirë trajnimin e trajnerëve (TiT) si dhe njëkohësisht trajnimin bazik për kandidatët e rinj.
‘’ Trajnimi është mbajtur në Kampin e Njësive Speciale “Vrella”, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës dhe është realizuar në përputhje me agjendën e paraparë dhe objektivat e përcaktuara’’, thuhet mes tjerash.





