- Reklama -

Bulliqi konfirmon se të arrestuarit nga xhandarmëria serbe janë kosovarë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar se dy personat që u arrestuan sot nga xhandarmëria serbe në fshatin Dabinovc të kësaj komune, janë shtetas të Kosovës.

Në një prononcim për lajmi.net, Bulliqi tha se nga stacioni policor janë informuar se të njëjtit dyshohen për vjedhje të pyjeve.

- Reklama -

“Po, nga stacioni policor jemi njoftuar se të arrestuarit janë shtetas të Kosovës. Ata sigurisht janë arrestuar duke prerë pyje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969).

“Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinovc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me këtë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftim e MPB-së serbe.

Sipas MPB-së serbe, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort