LAJME

Britania për deklaratat e ministres serbe: Të neveritshme, synojnë nxitjen e tensioneve

Britania për deklaratat e ministres serbe: Të neveritshme, synojnë nxitjen e tensioneve
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2026, 12:01

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe i ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, për “spastrim etnik të Kosovës”.

Në një reagim të shpërndarë edhe në faqen e Ambasadës së Britanisë në Kosovë, thuhet se deklaratat e Paunoviqit janë të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.

Tutje thuhet se deklaratat e tilla synojnë të rihapin ndarjet e vjetra dhe të nxisin tensione.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat e saj për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë plotësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme. Në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, stabile dhe multietnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndarjet e vjetra dhe të nxisin tensione. Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa asnjë mëdyshje. Ne marrim parasysh distancimin e presidentit Vuçiq nga këto komente”, thuhet në reagim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika