Kriza institucionale ka nxitur gjithashtu nga ambasadorët ndërkombëtarë në Kosovë. Ambasadori britanik në Kosovë dhe ai gjerman u kanë bërë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Thirrja e tyre vjen pasi dje për herë të dytë dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetët do të mblidhen sërish nesër, në një tentim të tretë.





