Brenda një viti mbi 1 mijë persona u kapën nga policia për posedim të substancave narkotike

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 23, 2021
Brenda një viti mbi 1 mijë persona u kapën nga policia për posedim të substancave narkotike

Kohën e fundit dukshëm është rritur numri i përdoruesve të substancave narkotike në vendin tonë.

Sipas policisë së Kosovës vetëm gjatë periudhës Korrik- Dhjetor të vitit 2020 janë arrestuar gjithësej 522 persona, për substance të ndryshme narkotike.

“Gjatë periudhës Korrik- Dhjetor janë arrestuar gjithësej 522 persona për substanca të ndryshme narkotike. Gjatë të njejtës periudhë numri i të arrestuarve është 508 të gjinisë mashkullore dhe 14 të gjinisë femërore”, ka bërë të ditur policia e Kosovës për IndeksOnline.

“Ndryshe gjatë vitit 2020 në total, numri i personave të arrestuar ka qenë 1 mijë e 144”, njofton PK.

Ndryshe vetëm gjatë 24 orëve të fundit kemi 4 raste të personave që janë kapur me substanca të ndryshme narkotike. /IndeksOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika