Shpërndarja e shtesave prej 100 eurove për studentëve që kanë aplikuar në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, pritet të ndodhë brenda nëntorit.
Edhe pse nuk është bërë e ditur se sa është numri i atyre që kanë aplikuar për këtë masë, Qeveria e Kosovës ka thënë se grupi i parë për studentët pritet të ndahet gjatë këtij muaji.
“Tashmë kemi themeluar Komisioni Zbatues, përgjegjës për verifikimin e të dhënave të aplikimeve. Ky Komision është në komunikim të rregullt me universitetet për konfirmimin e listave. Varësisht nga konfirmimet, po synojmë që brenda muajit të ekzekutojmë shtesat për grupin e parë e studentëve aplikues”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Telegrafin.





