PRIZRENI ME RAJON

Brahim Osmanaj, lanson videoklipin e ri “Luftëtarët e lirisë”

Brahim Osmanaj, lanson videoklipin e ri “Luftëtarët e lirisë”
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shtator 2021, 19:40

Këngëtari i ri prizrenas Brahim Osmanaj, sa po ka lansuar këngën “Luftëtarët e Lirisë” të cilën ua ka dedikuar xhaxhait Brahim Osmanaj, Dëshmor i Kombit dhe gjyshit Mursel Osmanaj, Komandant i Policisë Ushtarake në Brigada 125.

“Unë jam krenar që e mbaj emrin e xhaxhait dhe do mundohem që emrin e tij ta dërgoj sa më lart”, thotë Brahimi.

Për realizimin e këngës është përkujdesur studio Vizion Record dhe për realizimin e videoklipit Directed Valone.

“Planet e mia për të ardhmen janë që të lansoj shumë projekte të reja dhe do të ketë shumë surpriza” thotë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika