Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit.
Ai ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të vendit duhet të ndalen menjëherë. Tutje ai ka shtuar se veprimet e njëanshme që e rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.”
“Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në Twitter.
Këtë postim të Borrellit në Twitter e ka shpërndarë edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.