Në fundjavë më e ftohtë, me reshje shiu dhe bore. Javën e ardhshme mot i ndryshueshëm dhe më i butë. Temperaturat maksimale edhe deri në 10C.
Kjo e shtunë sipas Prishtina Weather do të jetë kryesisht e vranët dhe me shi. Ditën më ftohtë, e të reshurat e shiut do të shndërrohen edhe në borë, që pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.
27.12 – Më ftohtë, herët në mëngjes reshjet e borës pritet të pushojnë, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale të shiut, të cilat më vonë pushojnë. Vende-vende mund të bie edhe shi i akullt.
28.12 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull ose vranësira të ulëta. Më pas gjatë ditës pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell.





