LAJME

Boksierët kosovarë sigurojnë edhe dy medalje të tjera në Bullgari

Boksierët kosovarë sigurojnë edhe dy medalje të tjera në Bullgari
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2025, 21:14

Bashkim Bajoku ka siguruar medaljen e bronztë dhe ka kaluar në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Strandja”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Gjithashtu edhe Loris Idrizi e ka mundur bullgarin Mitev Kristiyan, duke fituar medaljen e bronztë.

Gjatë ditës së djeshme Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë dhe ka prekur gjysmëfinalen.

Bajoku ka siguruar medaljen e bronztë dhe ka kaluar në gjysmëfinale, pasi kundërshtari i tij nga Kazakistani, Sabyrkhan Makhmud, nuk ka mundur ta realizojë peshën e kërkuar. Ndërkohë, Idrizi ka mposhtur bullgarin Mitev Kristiyan.

Numri medaljeve për Kosovën në këtë turne shkon në tri. Gara vazhdon më 28 shkurt me gjysmëfinalet e vajzave dhe më 1 mars për djemtë./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika