Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Shëbrimeve Publike, ka njoftuar qytetarët se nesër, më 6 maj 2026, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën “Halil Berisha”, në afërsi të Gjimnazit “Gjon Buzuku”.
Sipas njoftimit, bllokimi do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 17:00 dhe vjen si rezultat i punimeve për rehabilitimin e kanalizimit në këtë segment rrugor.
Autoritetet komunale bëjnë të ditur se ndërhyrja është pjesë e realizimit të projektit sipas kontratës dhe planit dinamik të punimeve, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët.
Me këtë rast, qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion u kërkohet që të shmangin këtë aks rrugor dhe të përdorin rrugë alternative, në mënyrë që punimet të zhvillohen pa pengesa dhe të përfundojnë sa më shpejt.
Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.





