LAJME

Blinken në Shqipëri: Ndiej ngrohtësinë në vendin e shqiponjave

Blinken në Shqipëri: Ndiej ngrohtësinë në vendin e shqiponjave
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shkurt 2024, 18:11

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës në Shqipëri ka thënë se ndien ngrohtësi kur është në tokën e shqiponjave.

Ai ka vlerësuar Shqipërinë, për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe “energjinë plotngjyrëshe”.

“Mirëdita dhe ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndiej ambientin e ngrohtë jashtë, por e ndiej të ngrohtë dhe ambientin në këtë dhomë dhe dhomat e tjera ku isha”, ka thënë ai.
Gjatë fjalimit në “Piramidën e Tiranës”, Blinkeni ka përmendur suksesin e shqiptareve, Dua Lipa e Mira Murati.

“Ju po shihni edhe lidhjet e fuqishme mes dy vendeve tona. Amerikanë të rinj, por jo dhe shumë të rinj, po kërcejnë me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open IA është shqiptare, në New York një nga restorantet më të mirë është shqiptare. Këto nuk janë rastësi, por janë shenja që tregojnë se kapërcimin e Shqipërisë në botën e re”, ka deklaruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika