Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në kryeqytetin çek, njofton zyra e Kryeministrit.
Bislimi udhëton në Pragë, do të takohet me ministrin për Punë Evropiane të Çekisë

I dyti i qeverisë kosovare do të takohet me ministrin për Punë Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Pragë, në Republikën Çeke, ku gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë takime me Ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikuláš Bek dhe zëvendësministrin për Punë Evropiane dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Çekisë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë Tomáš Pojar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ligjëratë vetëdijësuese për dhunën në familje mbahet në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s

