- Reklama -

Bislimi pret marrëveshje përfundimtare me Serbinë deri në fund të marsit

Kreu i ekipit negociator i Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi në një intervistë për Euronews Serbia ka thënë se takimi midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, për propozimin franko-gjerman, ende nuk është mbajtur, përkundër premtimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së.

Edhe pse nuk ka zbuluar detajet e propozimit, ai ka deklaruar se plani “de jure” e mbështet qëndrimin e Serbisë se nuk duhet të ketë njohje reciproke në këtë moment.

- Reklama -

Besnik Bislimi ka komentuar edhe nëse fundi i marsit është afati i caktuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në pyetjen se, sa realiste është që të ketë një marrëveshje në mars ose prill, duke iu referuar deklaratës së Kurtit, Bislimi tha se marrëveshja e nënshkruar më 23 nëntor përcaktoi takimin e ardhshëm në fund të muajit mars, që shihet si afat edhe për nënshkrimin e marrëveshjes, në qoftë se pala serbe mbetet konstruktive.

“Sa është realiste është një pyetje tjetër, por marrëveshja e nënshkruar, pra e arritur më 23 nëntor, caktoi afatin për mbledhjen e radhës të grupit special për normalizimin në Kosovë dhe BE-së. Prandaj, tashmë është rënë dakord që takimi të bëhet në fund të muajit mars. Kjo është arsyeja që zoti Kurti përmend fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes. Nëse deri atëherë e kuptojmë se Serbia nuk ka ndërmend të jetë konstruktive gjatë dialogut, kjo do të thotë se procesi i nisur më 23 nëntor do të pezullohet dhe Kosova do të mund të vazhdojë të shqiptojë gjoba për targat ilegale që ende lëvizin në Kosovë”, deklaroi Bislimi.

Ai ka folur edhe për arsyet pse nuk është formuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, për respektimin e marrëveshjeve ekzistuese, nëse serbët në veri do të kthehen në institucionet e Kosovës, si dhe për mënyrën se si qeveria e Kosovës komunikon me përfaqësuesit e serbëve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort