LAJME

Bislimi: Mbi 26 mijë pensionistë serbë kanë llogari në euro, marrin pensione nga Kosova

Bislimi: Mbi 26 mijë pensionistë serbë kanë llogari në euro, marrin pensione nga Kosova
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shkurt 2024, 20:42

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë e mbi 26 mijë pensionistë serbë në Kosovë kanë llogari të institucioneve bankare të Kosovës, duke thënë se ata “s’e kanë pasur problem të hapnin llogari”.

Ai ka thënë të mërkurën në “Konfront” të KTV-së se serbët mund të hapin llogari bankare për të operuar me valutën euro, e sipas Bislimit, kjo mund të bëhet brenda 10 ditësh.

“Mundësia për hapje të llogarive ekziston, numri është i tillë që garaton se këto mund të hapen për 10 ditësh, e pjesa më e madhe e tyre kanë llogari bankare aktive”, ka thënë Bislimi.

Sipas zëvendëskryeministrit, serbët pensionin e Kosovës e pranojnë në euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika