Përdoruesit e Viber, aplikacionit të njohur për shkëmbim mesazhesh dhe video dhe audio thirrje, kanë raportuar se kanë pasur probleme me përdorimin e këtij aplikacioni.
Një numër i madh i përdoruesve të Twitter dhe shërbimeve online për verifikim të statusit, kanë raportuar probleme të shumta me Viber, transmeton Telegrafi.
- Reklama -
Madje disa prej tyre pretendojnë se si mesazhet në këtë aplikacion nuk mund të dërgohen e as pranohen.
Nga kjo kompani akoma nuk janë deklaruar lidhur me këto vështirësi teknike, me të cilat po ballafaqohen përdoruesit. /Telegrafi/
- Reklama -