LAJME

Bie një dron në Mitrovicë, këto janë fotografitë nga vendi i ngjarjes

Bie një dron në Mitrovicë, këto janë fotografitë nga vendi i ngjarjes
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Mars 2022, 16:42

Një dron është rrëzuar në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair në Mitrovicë, raporton Express.

Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se droni ka rënë para një veturë.

Autoritetet e sigurisë nuk kanë konfirmuar asgjë akoma.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka thënë për “Jepi Zë”, se dronin e kanë marrë tashmë policia.

Express ka kontaktuar edhe me kryetarin e komunës, Bedri Hamzën, për të marrë informacione rreth këtij rasti, por i njëjti ka thënë se s’është informuar.

“Nuk e di. Pyeteni Policinë. Ata janë përgjegjës”, ka thënë Hamza.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika