LAJME

Bideni e quan Putinin “kasap”

Bideni e quan Putinin “kasap”
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Mars 2022, 16:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin një “kasap”, pasi i vizitoi refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë të shtunën, shkruan CNN.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mendime i silleshin në kokë teksa shihte refugjatët, Bideni u përgjigj duke thënë se “Putini është një kasap”.

Në takim, Bideni tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij edhe më herët, por ka thënë se ishte gjithmonë i befasuar nga forca e shpirtit njerëzor.

“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua t’i përqafoj, thjesht dua t’i falënderoj. Dua të them, thjesht të bën shumë krenar”, ka deklaruar Biden.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika