LAJME

Biden dënon aneksimin ‘mashtrues’ të Rusisë

Biden dënon aneksimin ‘mashtrues’ të Rusisë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2022, 18:11

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka dënuar përpjekjen “mashtruese” të Rusisë për të aneksuar katër zona të Ukrainës, të cilat, sipas tij, shkelin ligjin ndërkombëtar.

“Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar, po shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe po tregon përbuzjen e saj për kombet paqësore kudo”, tha Biden në një deklaratë, shkruan BBC.

Ai shtoi se SHBA-ja “do të nderojë gjithmonë” “kufijtë e njohur ndërkombëtarisht” të Ukrainës.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin e territorit të saj, duke forcuar dorën e saj ushtarakisht dhe diplomatikisht, duke përfshirë ndihmën prej 1.1 miliard dollarësh shtesë për sigurinë që Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë”, tha Biden.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika