LAJME

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët me lutje, paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët me lutje, paqe dhe dashuri
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Prill 2026, 06:32

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkën, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

Kremtimet kanë nisur që mbrëmjen e së Shtunës së Madhe, me meshën solemne që i paraprin Natës së Shenjtë të Pashkës, ku besimtarë të shumtë u mblodhën nëpër kisha për lutje, ndezjen e qirinjve dhe ceremonitë tradicionale fetare.

Mbrëmë, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, u mbajt Mesha Solemne e Pashkëve.

Në mesazhin e tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji bëri thirrje për reflektim shpirtëror, dashuri dhe pajtim, si dhe për ripërtëritje të shpresës në mesin e familjeve shqiptare.

Ai gjithashtu u bëri thirrje liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend, ndërsa u lut për ndaljen sa më të shpejtë të luftërave në botë dhe për mbizotërimin e paqes dhe qetësisë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika