Qyteti i Prizrenit ka mirëpritur një tjetër ngjarje emocionuese sportive, pasi u mbajt turneu i Alley Oop në basketbollin 3×3. Në këtë aktivitet morën pjesë gjashtë ekipe, të cilat u përballën për titullin e fituesit në një atmosferë të ngjeshur konkurruese.
Pas luajtjes së ndeshjeve në grupe, skuadrat avancuan në gjysmëfinale dhe finale, ku Bero Kingdom u ndesh me Djemt e Prizrenit. Pas një përballjeje të fortë dhe emocionuese, Bero Kingdom arriti të sigurojë fitoren dhe për këtë triumf, ata fituan një shpërblim prej 300 Euro 💶, si dhe një biletë për finalen e madhe në Prishtinë.






