Kandidati i Nismës Socialdemokrate për qytetin e Prizrenit, Zafir Berisha ka treguar se kë do ta bëj Drejtor të Ekonomisë dhe Financave kur të bëhet kryetar.
Berisha ka thënë se drejtor të Ekonomisë dhe Financave do ta emëroj Shaqir Totaj.
Kandidati i Nismës ka thënë se këtë do ta bëj pasi ka dëgjuar Totaj e ka përfunduar një trajnim 2 javor në ShBA.
“Të nderuar miq, Të nderuar qytetar të Prizrenit, Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, pas zgjedhjeve të 17 tetorit kam vendosur që për fazën e parë të qeverisjes, Drejtor të Ekonomis dhe Financave do ta emëroj z. Shaqir Totaj pasi e kam dëgjuar se e ka përfunduar një trajnim 2 javor në SHBA. Flm për mirërkuptim nga Zafa”, u shprehë Berisha në postimin e tij.