Zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha, ka thënë se togfjalëshi “Ndërmarrje kriminale” është ofendim i madh që i bëhet UÇK-së.
“Nëse UÇK ka qenë ndërmarrje kriminale, paska qenë edhe NATO. NATO dhe UÇK kanë qenë aleate për rikthimin e demokracisë në një pjesë të Ballkanit”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.
Ish ushtari i UÇK-së ka thënë se disa aktorë politikë po duan ta shfrytëzojnë situatën e fundit të krijuar në vend pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.





