LAJME

Berisha për Shoshajn: Jetove për të lënë gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Berisha për Shoshajn: Jetove për të lënë gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2026, 08:37

Ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, pas vdekjes së bashkëluftetarit të tij, Elbasan Shoshaj, ka shkruar një mesazh lamtumirës.

Berisha tha se Shoshaj jetoi për të lënë gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës, që nga rinia e hershme e deri te lufta e UÇK-së.

“Lamtumirë, bashkëluftëtari ynë i UÇK-së, Elbasan Shoshaj! Jetove për të lënë gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës, që nga rinia e hershme e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën sakrifikove gjithë jetën tënde. Lavdi jetës, veprës dhe kontributit tënd për lirinë e atdheut!” – ka shkruar Berisha në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika