Zafir Berisha nga Nisma teksa ka komentuar pritjen jo të mirë që një grup qytetarësh nga Skënderaj i kanë bërë Albin Kurtit sot në këtë qytet, ka thënë se ai është fajtor pasi vetë i ka acaruar, dhe se në ekipin e tij ka njerëz që kanë qëndrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sikurse ministri serb Ivica Daçiq.
“Po thjesht nuk ish e hijshme kshtu për sy me ndodhë 21 vjet pas luftës veprime të kësaj natyre pa e ditë thelbin. Unë tash i pashë këto skena që mund të kenë burime të ndryshme të ardhjes deri këtu”, ka thënë Berisha në Edicionin e Analizës në Klan Kosova.
“Ne tash e dimë se acarimet të fjalorit dhe të veprimeve politike është Albini që i ka pri dhe natyrisht munet me qenë një kundërreagim, sepse nëse konka bërtitë UÇK atje, ju e dini që Albini e ka një ekip të njerëzve që mendojnë si Daçiqi për UÇK-në”.





