LAJME

Berisha për Kurtin: Ai paradite rren, ndërsa pasdite fillon me i besu rrenave të veta!

Berisha për Kurtin: Ai paradite rren, ndërsa pasdite fillon me i besu rrenave të veta!
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2023, 22:46

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës njiherit edhe kryetar i Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po e fut Kosovën në sanksone ndërkombëtare dhe se po i rrënon të gjitha të arriturat me shumë mund e sakrifica që janë bër me dekada.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Janë shumë interesante dhe për studim rrenat publike të Albinit.

Ai paradite rren, ndërsa pasdite fillon me i besu rrenave të veta!!!!

Duke menduar se populli po hanë “hudhra të Kubës” vazhdon avazin e mashtrimit të opinion duke i manipuluar trushpërlarët e tij në njërën anë, dhe duke dëmtuar Kosovën në anën tjetër.

Duke futur Kosovën në sanksone ndërkombëtare dhe në rrugë pa kry, po i rrënon të gjitha të arriturat me shumë mund e sakrifica që janë bër me dekada.

Kosova është Evropë, nuk është Azi (Kore e Veriut) as Amerikë latine ( Kili), prandaj çasje e zgjidhje së proplemeve duke i shpallën luftë perendimit, me logjikën e Kim Jong Un dhe Salvador Allendes, nuk i bën nderë as ati, as Kosovës, përkundrazi, ka shkruar Berisha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika