LAJME

Berisha: Mërgimtarët kanë qenë pjesë e çdo procesi historik që ka kaluar shoqëria jonë!

Berisha: Mërgimtarët kanë qenë pjesë e çdo procesi historik që ka kaluar shoqëria jonë!
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Korrik 2021, 20:31

Kryetar i Nismës Socialdemokrate në Prizren Zafir Berisha, i ka dalur në mbrojtje mërgimtarëve sepse si pas tij, kohëve të fundit janë përdorur terme pezhurativë ndaj bashkatdhetarëve në media, rrjete sociale dhe opinionist.

Beagimi i plotë i Berishës:

Nuk është etike dhe as njerzore përdorimi i termave pezhurativë në raport me mërgimtarët që po përdoren kohve të fundit nëpër media, rrijete sociale dhe nga ndonjë opinionist!

Vlersimi apo gjykimi i një shumice përmes sjelljeve të një individi është i padrejt, kjo logjik e mendimit i ka rrënjët te e kaluara e hidhur që kemi kaluar si shoqëri, kur politika e përdorte individin për të linquar e poshtruar shumicën për logari të tyre djallëzore.

Mërgimtarët kan qenë pjesë e pandashme e të gjitha të arriturave tona gjatë gjithë historis, prandaj si të till duhet ti trajtojm.

Një thënje popullore thot; nuk ka mal pa ujqë,

Por kjo nuk do të thot që mali dominohet nga ujku!

Zafa

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika