Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, ka thënë se dy ngjarjet e fundit që kanë ndodhur lidhur me komunitet, janë vetëm disa që janë publikuar, teksa shtoi se kosovarët si shoqëri duhet të reflektojnë pozitivisht në raport me komunitet.
“Disa video të cilat janë veç disa prej tyre në opinion të publikuara, për disa ngjarje të cilat janë të papranueshme në njërin rast flitet për mos lejim dhe mos shërbim në lokale të komunës së Gjakovës, dhe një rast tjetër flet për një rrahje nga komunitet në Prizren, për mungesë të maskës, kishte plotë të tjerë që ishin pa maska, por ju ndodhi vetëm atyre, këto nuk i bëjnë mirë shoqërisë së Kosovë, nuk i bën mirë shtetit, për vet faktit se jemi një komunitet, jemi të Kosovës, tradicionalisht të Kosovës, Zoti na ka falë ngjyrën dhe identitetin, dhe veprimet e tilla janë në kundërshtim me çdo ligj njerëzor”, ka thënë Berisha.





