LAJME

Belgjika zyrtarisht mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

Belgjika zyrtarisht mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2025, 13:57

Ministri në detyrë i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Belgjika zyrtarisht mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy shteteve po merr një hap tjetër zhvillimi, duke kontribuuar me angazhimin e trupave ushtarake të tyre në kuadër të KFOR-it.

“Lajm fantastik! Përmes një konference të përbashkët për media, së bashku me ministrin e mbrojtjes të Belgjikës, Theo Francken, bëmë të ditur që bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy shteteve po merr një hap tjetër zhvillimi. Belgjika zyrtarisht mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, ndërsa sigurisë së vendit që nga ky vit, ky shtet partner i yni, po i kontribuon me angazhimin e trupave ushtarake të tyre në kuadër të KFOR-it. Mirënjohës pafund për mbështetjen që Belgjika i ka ofruar Kosovës që nga viti 2008, ndërsa jam tejet i entuziazmuar për marrëdhëniet tona që po fillojnë të thellohen në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Në Ballkanin Perëndimor, Belgjika gjithmonë do të ketë Kosovën aleat të besueshëm të saj”, ka shkruar Maqedonci.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika