Behxhet Pacolli: Niveli i inteligjencës së kosovarëve shumë më i ulët se i Edi Ramës

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Oct 18, 2023
Behxhet Pacolli: Niveli i inteligjencës së kosovarëve shumë më i ulët se i Edi Ramës

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, i ka dhënë lëvdata të shumta kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Madje, ai tha se Rama është shumë më inteligjent se shqiptarët e Kosovës.

“Ai është inteligjent, niveli i inteligjencës në Kosovës është shumë më i ulët se i Edi Ramës. Kosovarët nuk e kuptojnë atë cka e thotë Edi Rama. Unë personalisht, i analizoj fjalët e tij”, tha ai.

Pacolli u shpreh se kryeministri Rama është lideri më me potencial se secili lider tjetër i Ballkanit Perëndimor.

“Rama është njeri me më së shumti potencial se secili në rajon, më karizamtik se secili, që i hapen dyert më së shumti, njeri i mençur, I lexuar, strateg. Edi Rama ka bërë mrekulli për Shqipërinë. Shqipëria po bëhet dalëngadalë një faktor. Tani, Shqipëria është vend i civilizuar”, tha ai në RTV Dukagjini.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika