Je gazetar apo profesionist i medias që e përdor telefonin celular vetëm për telefonata apo mesazhe? Celulari yt është shumë më shumë se thjesht një pajisje komunikimi – është kamera, regjistrues zëri si edhe pajisje që mund të editojë foto dhe video.Me aftësitë e duhura, të cilat mund të përvetësohen lehtësisht, telefonat “smart” ofrojnë gjithçka ke nevojë për prodhimin e plotë të historive të fuqishme gazetareske.
“Thomson Media” të fton të bashkohesh në këtë kurs pa pagesë mbi gazetarinë në celular – përmes ushtrimeve praktike, do të mësosh mbi realizimin e fotografive cilësore, regjistrimin e audios dhe videos si edhe montimin e historive gazetareske duke përdorur vetëm telefonin celular.Do të mësosh të menduarit si një “mobile journalist”, i cili përdor celularin dhe aftësitë e fituara për të krijuar produkte të pavarura me përmbajtje gazetareske të cilësisë së lartë.Çfarë do të mësoni:Bazat dhe avantazhet e gazetarisë në celular
Si të zotëroni kamerën e celularit tuajSi të regjistroni audio dhe të shkrepni fotografi të cilësisë së lartë nëpërmjet telefonit
Si të montoni videot/audiot në celular duke përdorur aplikacione pa pagesëKy kurs online ju lejon të punoni me ritmin tuaj të zakonshëm, pasi materialet janë të gjitha të disponueshme në çdo kohë, pasi të jeni regjistruar. Koha e nevojshme për të përfunduar kursin e plotë është rreth 4 orë.Kursi drejtohet nga trajneri kryesor i “Thomson Media” për rajonin, Aleksandar Manasiev, një gazetar me përvojë dhe redaktor i medias digjitale Vidi Vaka. Kursi përfshin një prezantim të veçantë nga Glen Mulcahy, pionier i gazetarisë mobile, i cili ka frymëzuar dhe përkrahur rritjen e këtij zhanri të gazetarisë në të gjithë globin.Regjistrohu tani: Merrni një certifikatë për tu kthyer në një gazetar mobile nën mentorimin tonë!Faqja online e regjistrimit: “Mobile Journalism – Kurs fillestar”Për më shumë informacion në lidhje me kursin online mbi gazetarinë mobile ju lutemi kontaktoni Kreshnik Gashin në adresën: [email protected].
Ky kurs organizohet në kuadër të projektit “Forcimi i Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, implementuar nga “BIRN Hub” në partneritet me Thomson Media gGmbH ™, Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Unionin Europian të Transmetimit (EBU), Universitetin e Evropës Qendrore (Qendra për Median, të Dhënat dhe Shoqërinë në CEU), Shoqata e Mediave të Evropës Jug-Lindore (MASEE), Qendra për Gazetarinë Investigative e Malit të Zi (CIN CG), Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias në Maqedoni (SSNM), BIRN Albania dhe BIRN Serbia.Projekti financohet nga EuropeAid/ Komisioni Evropian përmes Programit Rajonal të Trajnimit dhe Mbështetjes për Përmirësimin e Cilësisë dhe Profesionalizmit në Gazetari.