LAJME

‘’Bëhu Mburoja ime!”, Handikos lanson video me udhëzime se si mund të raportohet dhuna tek fëmijët

‘’Bëhu Mburoja ime!”, Handikos lanson video me udhëzime se si mund të raportohet dhuna tek fëmijët
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Qershor 2021, 13:32

Handikos, me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka lansuar kampanjën ‘’Bëhu Mburoja ime!’,  me qëllim promovimin e raportimit të dhunës tek fëmijët, në çdo ambient.

Lidhur me këtë, sot kemi lansuar edhe videon vetëdijësuese me udhëzime, ku secili që has në raste të dhunës tek fëmijët apo vëren ndonjë shenjë dhune tek ata, duhet të kontaktojë në institucionet në vijim:

-Policia e Kosovës – 192

-Qendra për Punë Sociale në komunën ku jetoni.

Ofruesit e shërbimeve (mjekët, mësimdhënësit, zyrtarët social) e kanë për obligim të raportojnë çdo rast të dyshimtë të dhunës ndaj fëmijëve.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset’’, në partneritet me Save the Children in Kosovo dhe mbështetur nga SIDA Suedeze.

Gjeni me poshte linkun e videos:
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika