LAJME

Begaj takohet me drejtuesit e PDK-së

Begaj takohet me drejtuesit e PDK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Gusht 2022, 10:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj që nga dje gjendet në vizitë zyrtare në Kosovë, ku gjatë ditës së djeshme u prit me ceremoni të lartë shtetërore dhe takoi liderët shtetëror.

Gjatë ditës së sotme presidenti i ri shqiptar do të takojë me krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. /klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika